Erdogan nuk i jep dorën ambsadorit shqiptar, i thotë: “Korona” dhe e përshendet me dorën në zemër (Video)

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pranoi ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Ribo, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan priti Ribon në Kompleksin Presidencial, ku i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar.

Pasi Ribo njoftoi familjen dhe disa pjesëtarë të ambasadës me presidentin Erdoğan, më pas kaluan në fotografim.

Ndërkohë, pasi Ribo zgjati dorën për t’u përshëndetur, Erdoğan i tha “Korona” dhe e përshëndeti duke e vendosur dorën në gjoks.