Eurodeputetë kërkojnë të hiqen ndalesat për eksport të pajisjes mjekësore ndaj Ballkanit

Shpërndaje

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Quçuk dhe eurodeputetë tjerë kanë dërguar letër deri te kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen ku kërkojnë që Ballkani Perëndimor të përjashtohet nga restrikcionet për eksport të pajisjes mjekësore mbrojtëse nga BE, njofton korrespondentja e MIA-s në Bruksel.

KE ka vendosur se të përjashtuar nga restrikcionet do të jenë vetëm Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni, Zvicra, Vatikani dhe Andora, por jo edhe Ballkani Perëndimor.

“Resktrikcionet për eksport të pajisjeve mjekësore mund të kenë pasoja serioze për Ballkanin Perëndimor. Sistemet shëndetësore në këto vende janë përgjithësisht më të dobëta, prandaj qytetarët e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë të mbrojtjes së përforcuar nga BE”, shkruan Quçuk dri te fon der Lajen.

Eurodeputeti bashkë me eurodeputetë tjerë, nënshkrues të letrës kërkojnë Ballkani Perëndimor të përfshihet në listën e shteteve të përjashtuara për eksport.

Ata konsiderojnë se rajoni duhet të përfshihet edhe në furnizimet publike për prodhime gjatë krizës.

“BE në vazhdimësi e vendos procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në pauzë, por këta vende me vite na mbështesin për migrimin edhe sfera tjera. Tani jemi në radhë ne të tregojmë solidaritet. Pandemia i prek të gjithë dhe solidariteti i gjitha shteteve evropiane mund të shpëtojë jetë”, qëndron në letrën e shefes së KE-së.

Deputetët janë të bindur se fon der Lajen “seriozisht” do të përballet me këtë çështje.

Paralelisht me këtë letër, raportuesi i Maqedonisë së Veriut ka dërguar edhe pyetje më shkrim deri te KE ku kërkon të dijë nëse KE planifikon të destinojë mjete të pashfrytëzuara nga fondet inkuadruese që të ndihmojë financiarisht shtetet e rajonit dhe cilat masa tjera planifikon t’i ndërmerr që të ndihmojë.