Fillon dezinfektimi i autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë (Foto)

Shpërndaje

Komuna e Prishtinës ka filluar dezinfektimin e autobusëve të trafikut urban.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i kominës, Shpend Ahmeti, duke e publikuar një foto në rrjetin e tij social Twitter, përcjell ALBAZONE MEDIA.

“Dezinfektimi i autobusëve”, ka shkruar Ahmeti.

Qeveria e Kosovës sot ka marr vendim që të gjitha ndërmarrjet publike dhe private të bëjnë dezinfektimin e mjeteve transportuesve.

“Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë private që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese”, thuhet në vendimin e qeverisë.