Flet mjeku Arben Agolli: Ja si e pranova lajmin që jam i infektuar me koronavirus (Video)

Shpërndaje

Mjeku i njohur dibran, Arben Agolli, të martën është konstatuar i infektuar me virusin Korona. Në një intervistë ekskluzive për Lajm.Tv ai flet për gjendjen e vet shëndetësore, deri sa po qëndron i mbyllur në izolim shtëpiak. Agolli thotë se ende nuk i janë paraqitur simptomat e gripit që shkakton Koronavirusi, kurse ka një porosit te të gjithë qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm.

Ai ka treguar se si e pranoi lajm se është i infektuar me koronavirus. “Lajmin e pranova me shumë qetësi. Ndoshta ju duket çudi, por ishte një gjë që mund të na prekte prandaj isha i përgatitur që edhe mua mund të më ndodhën. Unë jam në shtëpi, ndihem shumë mirë.

Sot, u detyrova ta thyej rregullin e karantinit, duhej bashkë me infermieret të paraqitemi tek ekipi i infektologëve, t’i nënshtrohemi kontrollit. Bëmë një vizitë te ata dhe na rekomanduan regjim shtëpiak. Ne jemi punëtor shëndetësor, e dimë cfarë do të thonë infeksioni, sëmundje ngjitëse dhe do të jemi në kontakt me ekipin e infektologëve në Dibër”, tha mes tjerash mjeku Arben Agolli.

Intervistën ekskluzive të Agollit për gazetën LAJM, mund ta ndiqni në videon më poshtë.