Gjashtëmbëdhjetë të infektuar me koronavirus në Kosovë

Shpërndaje

Në Kosovë, numri i të infektuarëve me koronavirus ka arritur në 16.

Rasti i fundit është shënuar në orët e para të së martës, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK).

“Pas mesnatës, në laboratorët e IKSHPK-së u konfirmua një rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femërore, shtetase e Kosovës, ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Po sipas njoftimit, deri më tani janë testuar 271 persona.
Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar më 13 shkurt.

Të infektuarit janë nga Komuna e Vitisë, Klinës, Malishevës, Podujevës, si dhe një shtetase italiane.