Gjermania parashikon 156 miliardë euro borxhe si pasojë e Covid-19

Shpërndaje

Gjermania parashikon të marrë hua 156 miliardë euro këtë vit duke pezulluar gjithashtu kufizimet e saj kushtetuese të borxhit për të luftuar krizën e koronavirusit, sipas një projektligji.

“Qeveria theksoi se bëhet fjalë për një situate urgjente të jashtëzakonshme duke justifikuar mungesën e rregullave shtrënguese buxhetore garantuar në Kushtetutë”, sipas projektligjit, që duhet të miratohet zyrtarisht të hënën në këshillin e ministrave, më pas nga deputetët.

Në fuqi që prej 2011, rregulli kushtetues i “Schuldenbremse” (“frenimi i borxhit “) lejon në parim vetëm një deficit që mund të shkojë deri në 0,35% të PBB. Ky prag mund të kalohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, si një krizë ekonomike ose katastrofë natyrore.