Grenell: Ndarja e Kosovës nuk është diskutuar në praninë time

Shpërndaje

Richard Grenell ka reaguar ndaj deklaratës së profesorit amerikan, Edward Joseph, i cili ka thënë se qëllimi i Thaçit, Vuçiqit dhe Grenellit është që të arrihet marrëveshja e cila përfshin edhe ndarjen e Kosovës.

Në llogarinë e tij të Twitter-it, i Deleguari Special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi shkroi: “Lajm i rremë. Kjo asnjëherë nuk është diskutuar në praninë time. Edward Joseph këtu është treguar i pamatur”.

Profesori në fjalë e kishte dhënë këtë deklaratë gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, edicion në gjuhën serbe.