Halil Kastrati: Të bashkohemi edhe njëherë, ta tejkalojmë edhe këtë sprovë

Shpërndaje

Humanistri i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati në një postim në facebook, bën thirrje për bashkim për ta tejlakuar edhe këtë sprovë, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Të bashkohemi edhe njëherë, ta tejkalojmë edhe këtë sprovë.

Si në çdo rrethanë tjetër, edhe në kohën e shfaqjes së koronavirusit, shqiptarët po dëshmojnë shpirtin e madh human.

Këtë gjendje duhet ta marrim me seriozitet, por edhe me durim dhe qetësi.

Me këtë rast u bëj thirrje të gjitha bizneseve që të mos i rrisin çmimet, por të dëshmojnë edhe një herë se jemi solidarë dhe të bashkuar, që ta tejkalojmë edhe këtë sprovë, ashtu siç i kemi kaluar shumë të tjera në periudha të ndryshme.

Zoti na ndihmoftë në tejkalimin e kësaj situate!