Halil Snopçe i zgjedhur nga Dega e ASH-së – Gostivar si kandidat i mundshëm për deputet

Shpërndaje

Aleancës për Shqiptarët, në mbledhjen e Kuvendit të Degës së Gostivarit ka zgjedhur kandidatët e mundshëm për deputet që do të përfaqësojnë Degën e Gostivarit.

Në këtë listë janë propozuar personalitete të dalluara që gëzojnë respekt të madh në Gostivar

Ndër këta emra është kryetari i Akademisë Politike të ASH-së, Prof. Dr Halili Snopçe, Dr. Besim Mehmedi si dhe profesoresha Besa Dogani, bashkë me Besa Muharremi, Afërdita Mislimi-Hamza, Njomza Shaqiri, etj

Nga ASH-ja, bëjnë me dije se me datë 11 mars do të mbahet Kuvendi Qendror i partisë, ku edhe do të bëhet zyrtarizimi i listave që ASH do të konkurrojë në zgjedhjet e 12 prillit.