Hapja e negociatave, Osmani: Ky lajm i mirë do të na japi fuqi për të luftuar koronavirusin

Shpërndaje

Gjatë konferencës për shtyp në Qeveri nga krerët më të lartë të shtetit, zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se e kemi pritur këtë lajm të mrekullueshëm prej shumë kohësh. ai tha se një kalavar i gjatë ka kaluar që kur para 20 vjetësh kemi nënshkruar Marrëveshjen e stabilizim-asocimit dhe 15 vjet më parë kur kemi marrë statusin kandidat për në Be. Ai pohoi se tani nuk ka më asnjë dilemë, duhet të vazhdojmë vetëm reformat. Osmani tha se ky vendim nuk është dhuratë dhe as vendim politik por vetë puna jonë e përditshme që 27 vendet anëtare të arrinin në konkluzion se duhet të hapnin negociatat pa asnjë kusht. Ai apeloi se Komisioni Evropian tani na ka lënë rrugën e hapur, dhe tani ne duhet të bëjmë vetëm punën tonë. Ai theksoi se luftën tani e kemi me koronavirusin por do ta fitojmë edhe këtë betejë. Duhet të jemi vetëm optimist, duhet vetëm të respektojmë këto masa që kemi marrë dhe më pas ardhmëria është e garantuar. Edhe këtë luftë do ta fitojmë dhe më pas do t’i përkushtohemi vetëm integrimeve për në Bashkimin Evropian. “Ky lajm që morëm sot do të na ndihmojë edhe në luftën ndaj sfidës së sotme do ta fitojmë dhe më pas vetëm prosperitet do të ketë për vendin tonë”- tha Osmani.