Haradinaj: Duhet të punojmë që Ushtrinë e Kosovës ta bëjmë pjesë të NATO

Shpërndaje

Me rastin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se objektivi kryesor i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë anëtarësimi në NATO.

Në një postimi në “Facebook”, Haradinaj tha se Ushtria e Kosovës është padyshim kulmimi i sakrificës shumëvjeçare për liri.

“Baza e gjithë arritjeve tona është lufta çlirimtare e UÇK-së, për të cilën të gjithë jemi krenarë! Tash, na mbetet që të punojmë shumë që Ushtrinë e Kosovës ta bëjmë pjesë të NATO-s, që është aspiratë e popullit të Kosovës.”

Haradinaj ka bërë këtë të enjte homazhe në kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz.