Hekuran Murati: Ky kuvend është mbledh me rrëzu qeverinë, e jo me ndihmu popullin

Shpërndaje

Deputeti nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati, tha se i është bërë thirrje qytetarëve që të rrinë në shtëpi, të qëndrojnë brenda për shkak të Covid-19 dhe se është e habitshme se si vetëm Kosova, për dallim nga vendet e tjera mban seancë në këtë kohë të vështirë për njerëzimin, transmton IndeksOnline.

Murati tha se derisa vendet e tjera mbajnë seanca të Kuvendit e themelojnë qeveri, për tu përballur me situatën e pandemisë globale, Kuvendi i Kosovës mban seancë për ta rrëzuar Qeverinë e saj.

“Sot Kuvendi ynë mblidhet me rrëzu qeverinë, një qeveri që në formë më të mirë po menaxhon me këtë situatë, kur kemi parasysh që vendet edhe shumë më të zhvilluara, pas nesh kanë filluar të marrim masat që ne tashmë kemi marrë. Kjo çfarë po ndodh është turp, është marre”, tha Murati.

Ai tutje ka thënë se partitë e 20 viteve të fundit që kanë udhëhequr me vendin, po vazhdojnë me dhënien e tokave fqinjëve tanë.

“Këto partitë e 20 viteve të pas luftës, së pari i kanë dhënë tokë Maqedonisë, Debellde, pastaj Malit të Zi, Cakorrit, tash i ka ardhur rendi Serbisë me i dhanë tokë, këta janë bërë bashkë po donë ta rrëzojnë qeverinë me vazhdu këtë planë”, tha Murati.

Ai tutje akuzojë ish koalicionin e PAN-it të cilët sipas tij, janë bërë sërish bashkë se i bashkon qllimi i hajnisë e dëshira për pushtet, duke iu përmendur disa raste specifike.

“PAN-in e përbashkon hajnia dhe keqpërdorimi i parasë publike”, tha Murati. /IndeksOnline/