Hoti: Kurti sot nuk e shkarkoi Veliun, por vetën

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti thotë se vendimi i sotëm i Albin Kurtit për të shkarkuar ministrin Agim Veliu tregon mungesë të përgjegjësisë institucionale. Sipas tij, LDK-ja funksionon ndryshe edhe në parti, por edhe në institucione. Për këtë, Hoti konsideron se Kurti ka shkarkuar vetën e jo bashkëpartiakun e tij.
Hoti përmes një shkrimi në facebook u zotua që deri më tani vëmendja ka qenë dhe është tek menaxhimi i situatës, jo tek lojërat politike.

Për më shumë lexoni shkrimin e plot:

“Vendim i Kurtit tregon mungesë totale të përgjegjësisë institucionale dhe ndjeshmërisë ndaj situatës nëpër të cilën po kalojmë si shoqëri, por edhe të mungesës së etikës në bashkëpunim me partnerë.

LDK-ja funksionin ndryshe, si në parti ashtu edhe në institucion e. Zyrtarët e saj shfaqin lirshëm mendimin e tyre mospajtues me udhëheqësin, por ata në të njëjtën kohë janë të përgjegjshëm ndaj detyrave që kanë.

Duket qartë se Kurti nuk funksionon kështu. Keq për të.

Sot Kurti nuk e ka shkarkuar z.Veliu, por veten e tij, duke ikur kështu nga përgjegjësitë shtetërore ndaj qytetarëve në një moment të vështirë për të gjithë.

Sigurojmë qytetarët e vendit se asnjë veprim i yni që do të pasojë nuk do të prekë mirëqenien e tyre, përkundrazi do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të garantuar shëndetin e publik dhe stabilitetin politik të vendit”, thuhet në shkrimin e Avdullah Hotit.