Humanisti Halil Kastrati viziton familjen e madhe shqiptare JASHARI (Foto)

Shpërndaje

Sot në 22 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i shoqëruar nga miku im Bekim Jashari, djali i Hamëzes, bëmë lutje për shpirtërat e heronjve e martirëve të familjes Jashari.

Vizituam edhe bacën Rifat në odën e qendresës, luftës e sakrificës për Liri.

Prekazi është themeli i Lirisë e Shtetësisë sonë, atje marrim forcë e motiv për rrugën tonë të bamirësisë, në shërbim të vendit.

Zoti i lartësoftë dhe i shpërbleftë dëshmorët dhe martirët e kombit!