I dërguari i Mustafës, Skënder Hyseni në Uashington takohet me Grenellin – tregon për çfarë u dakorduan

Shpërndaje

Skënder Hyseni, është personi të cilin lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafës e autorizoi që të shkojë në Uashington dhe të takohet me të dërguarin special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hyseni ka postuar dy foto pas takimit me Grenellit, derisa ka shkruar se në takim me Grenellit është kërkuar me këmbëngulshmëri, heqja e taksës 100 përqind ndaj produkteve të Serbsië dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, raporton Gazeta Insadjeri.

“I përkushtuar fuqishëm për të çuar Kosovën dhe rajonin përpara drejt një zhvillimi dinamik ekonomik, Shtëpia e Bardhë dhe Ambasadori Grenell kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, që t’i hapet rrugë dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet dhe do të përmbyllet me njohje të ndërsjellë”, ka shkruar Hyseni.

Tutje, Hyseni ka përcjell edhe mesazhin e Grenellit për Qeverinë e Kosovës dhe liderët e saj.

“Por, Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, përkatsisht nga sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë dhe liderëve të saj, ishte mesazhi i Ambasadorit Grenell, duke shtuar se Amerika nuk mund të vazhdojë të shpenzojë qindra miliona dollarë për ushtri dhe ndihma e projekte tjera në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj”, ka shkruar Hyseni ndër tjera.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa pak orë më parë shkroi në Facebook se është në kontakt me Grenellin, me ç’rast ka dërguar një zyrtarë për tu informuar për takimet e fundit të presidentit Thaçi dhe Vuçiq.

“Jam në komunikim me Ambasadorin Grenell. E kam dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së të bisedojë drejtpërdrejti me te, të informohet për takimin e fundit të Presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Ëashington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së”, ka shkruar Mustafa.