I zuri koronavirusi në Shqipëri, çifti nga Holanda kthehen në fermerë dhe punojnë në Lezhë (Video)

Shpërndaje

Merel Reckman është banorja më e re e fshatit Fishtë në Lezhë. S’kishte menduar kurrë që prej mbylljes së kufijve mund të mbetej në një fshat dhe të shndërrohej në fermere.

E ardhur nga Holanda për turizëm në Shqipëri, Merel dhe miku i saj u detyruan të qëndrojne në Fishtë dhe nuk e di as kur do të kthehet në shtëpinë e saj.

“Ne ishim në një udhëtim. Ishim në Greqi dhe në disa shtete të tjera. Erdhëm këtu për tu kthyer në shtëpi më pas. Ishim gati në kthim kur mësuam se kufijtë ishin mbyllur për shkak të koronavirusit dhe nuk mund të iknim”, shprehet ajo.

Ndryshe nga Merel, bashkudhëtari i saj nuk do të jetë pjesë e kame është përshtatur më lehtë me jetesën e re. Ata janë strehuar në një fermë agroturizmit dhe është bërë bashkpunëtore e tyre.

Ajo punon në fermë dhe sipas saj kjo një mënyrë për të hequr edhe mërzine:

“Po ndihmonim këtu në fermë dhe u bëmë pis. Pronari na tha mund të shkoni në hotel. Që nga ajo ditë ne jemi vendosur aty.”

Merel nuk e di se kur do te kthehet dhe tashme ka harruar edhe se çfarë dite është pasi për të është e rëndësishme që të aktivizohet sepse ndryshe do të ngarkohej psikologjikisht.

Komunikon shpesh me të afërmit dhe miqtë që e pyesin se ku ndodhet. Merel u trgon se ndihet e sigurt në Fishtë dhe ata e këshillojnë të qëndrojë në vendin tonë:

“Nuk e di për sa kohë do jemi këtu. Pasi jemi në kohë të vështirë. Kam harruar cfarë dite është, por nuk ka rëndësi, është e hënë apo e premte. E rëndësishme është që ne jemi ketu dhe ndihemi shumë mirë.

Mundohemi të ndihmojmë në fermë. Kjo gjë më bën të lumtur. Nëse nuk jap kontributin tim, mërzitem. Është shumë e këndshme që mund të qëndrojmë këtu. Miqtë na kanë thënë qëndroni atje, mos u ktheni në Holandë”.

Ndonjehere ka edhe frike se çfarë po ndodh.

“Jam e mërzitur. Por është më shumë frikë, pasi nuk e di cfarë do të ndodhë me botën. Ky është një vend shumë i mirë. Shpresoj që restoranti të hapet sëshpejti.

Jam e mërzitur për të gjithë botën. Per t’u ndjerë mirë mundohem të mbaj sa më kontakt me kafshët, vendasit që kam filluar t’i ndjejë të afërm dhe familjarët në Holande.

Do të vijoj të ndihmoj sa të mundem në fermë dhe me hapjen e kufijve do të largohem në vendin e saj. Por kjo eshte nje kohe pa afat dhe po bëj durim”, shprehet ajo per ABC News.