Johnson paralajmëron nga karantina: Kriza me koronavirus mund të përkeqësohet

Shpërndaje

Përmes një letre të dërguar secilit qytetar në Britani të Madhe, kryeministri britanik, Boris Johnson ka paralajmëruar se kriza me koronavirus mund të përkeqësohet përpara se të përmirësohet.

Johnson i cili është vetizoluar pasi ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus ka thënë se nëse është e domosdoshme, do të vendosen kufizime më të ashpra.

Britanikët po ashtu është thënë se do të pranojnë edhe një shkresë me udhëzime, rreth largimit të tyre nga shtëpitë si dhe informacione për shëndetin.

Numri i personave që kanë vdekur nga coronavirusi në Britaninë e Madhe tani ka arritur në 1 mijë e 19. Aktualisht 17 mijë e 89 persona janë infektuar të infektuar nga kjo pandemi.