Kasami: Për ne më i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve se sa kampanja politike

Shpërndaje

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot pas takimit të liderëve që u zhvillua në qeveri me kryeministrin teknik Oliver Spasovskin lidhur me ndërmarrjen e masave kundër virusit Covid-19 ka thënë se ne si Lëvizje BESA do të respektojmë masat e marra dhe se për ne më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve se sa kampanja politike.

“Do të respektojmë rekomandimet e shtabit të krizës. Deri më 24 mars nuk do të mbajmë asnjë aktivitet politik që do të shkelte këto rekomandime për shkak të “COVID – 19″. Për ne, më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve se sa kampanja politike!” – deklaroi Kasami.