KE: Progres të dukshëm, rritje të përpjekjeve dhe të kushte të përmbushura për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Në Raportin e Komisionit Evropian për përmbushjen e kushteve për negociata, që është baza mbi të cilin vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin këtë muaj nëse do të japin dritë të gjelbër për fillimin e tyre, vlerësohet se Maqedonia e Veriut ka realizuar progres të dukshëm në të gjitha fushat dhe i rekomandon Këshillit të marrë vendim pozitiv.

Raporti duhet të publikohet më herët sot, ndërsa më së voni deri në fund të kësaj jave. MEDIAL mori qasje deri te ky dokument i shkurtër në të cilin Komisioni Evropian e shqyrton progresin në fushat reformuese kyçe që i kërkojnë vendet-anëtare.

Dokumenti përfundon se duke pasur parasysh “progresin dukshëm të realizuar dhe përmbushjen e kushteve unanimisht të vendosura nga Këshilli në qershor të vitit 2018, Komisioni rekomandoi në pakon e vet për zgjerim në vitin 2019 se Këshilli duhet të fillojë negociata me Maqedoninë e Veriut. Në përgjithësi, Maqedonia e Veriut i ka rritur përpjekjet e saj dhe jep rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fusha kryesore”.

Prej këtu, Komisioni Evropian porosit se vlerësim i nga viti 2019 nuk ka ndryshuar dhe se Maqedonia e veriut duhet të fillojë negociata me BE-në.

Raporti është fokusuar në reformat gjyqësore, gjykimet për korrupsion të lartë, përfshirë edhe rastin me PSP-në, reformat e sigurisë dhe reformat në administratën publike.

Komisioni Evropian konsideron se janë ndërmarrë masa të nevojshme për përforcim të pavarësisë së gjyqësisë dhe vendi është harmonizuar me të gjitha rekomandimet evropiane dhe ndërkombëtare.

Midis sukseseve janë numëruar shkarkimin i gjashtë gjykatësve, përfshirë kryetarin e Gjykatës Supreme, derisa lëndët e PSP-së janë transferuar në Prokurorinë Publike, ku garantohet vazhdimësi të hetimeve, qëndron në dokumentin e KE-së. Ligji për PP është miratuar me shumicë prej dy të tretave pas “debateve intensive midis partive politike”, i informon KE-ja vendet-anëtare.

Vendi “ka vazhduar me hetime proaktive” dhe gjykoi për korrupsion, përfshirë edhe korrupsion të lartë, vlerëson KE-ja dhe kërkon të vazhdohet në këtë rrugë. Komisioni Evropian ka vërë në dukje se për shkak të skandalit me Reketin dhe PSP-në, disa lëndë janë vjetruar.

Puna e Komisionit për Parandalim të Korrupsionit dhe formimi të tij përshëndeten në raport. KSHPK punon në mënyrë proaktive dhe pa dallim të përkatësisë politike, edhe pse jo të gjitha lëndët në këtë organ janë ndjekur, kryesisht probleme procedurale midis institucioneve.

Progres të mirë është realizuar në reformën e shërbimeve të sigurisë dhe të zbulimit, konsideron KE-ja në raport, reformat e rekomanduara nga ekspertët janë finalizuar. OTA është operative dhe janë miratuar “proceduar solide”.

Në pjesën e administratës publike, progresi vazhdon, dhe Komisioni Evropian përkujton se me rëndësi thelbësore është që të sigurohet profesionalizëm dhe pavarësia e administratës publike.

“Në këtë pikëpamje, është me rëndësi të madhe që Qeveria dhe KSHPK të vazhdojnë të ndërmarrin masa për të gjitha pretendimet për nepotizëm dhe punësime të cilat nuk bazohen me meritë”, thotë KE-ja./MIA