Këto janë pajisjet në vlerë prej 5 milionë euro, që BE do t’ia dhurojë Kosovës në luftën kundër coronavirusit

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka pranuar ndihmë në vlerë prej 5 milionë euro nga Bashkimi Evropian për luftimin e COVID-19.

Qeveria në detyrë bën të ditur se ndihma do të jetë në dy faza.

“Në këtë fazë nga BE kemi siguruar 30 respiratorë, 75 pompa infuzioni, 75 shiringa pompa infuzioni, 5 ambulanca, 350 oksimetra të pulsit në gisht, 200 oksimetra të pulsit, 70 monitorues pacienti, 5 defibrilatorë, 20 elektrokardiografë dhe 400 shtretër. Në rast se disa nga këta artikuj nuk janë të disponueshëm, do të prokurohen furnizime shtesë, përfshirë deri në: 3.000 gypa për të rritur dhe fëmijë, 5 ambulanca, 25.000 teste për COVID-19, 650.000 maska të frymëmarrjes FFP2, 130.000 maska fytyre, 70.000 doreza, 140.000 litra dezinfektues për duar, 100.000 çarçafë, mbi 100.000 barna të ndryshme dhe artikuj të tjerë të nevojshëm”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Në fazën e dytë, Qeveria bën të ditur se do t’i siguron edhe 20 autoambulanca shtesë, më shumë barna e më tepër pajisje personale mbrojtëse.

Lidhur me pajisjet që do të dhurohen është deklaruar edhe shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova

E cila pas nënshkrimit të kontratës ka treguar se cilat pajisje do të dhurohen duke publikuar një infografikë.

“Sot, nënshkrova kontratën me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19. Eventi u zhvillua në prani të Albin Kurti, Arben Vitia dhe Blerim Reka. Në infografikën e mëposhtme mund të shihni cilat furnizime do të dhurohen”, ka shkruar ajo në Twitter.

https://kryeministri-ks.net/qeveria-ne-detyre-e-kosoves-pranon-ndihme-ne-vlere-prej-5-milione-euro-nga-be-per-luftimin-e-covid-19/