Kimete Berisha: Hiqe taksën!

Shpërndaje

Publicisjta e njohur, Kimete Berisha përmes një shkrimi në profilin e saj Facebook, ka kërkuar nga institucionet që të hiqet taksa ndaj Serbisë, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Hiqe taksën.

Na qitën n’mal. S’ju ka mbet gjë tjetër veç edhe me angazhu naj kushërinë të Trumpit me na thënë: ‘Kena me ua kthy Serbinë me ju ‘myt”

Kjo s’është më as politikë.

Kjo oj zemër tregon se Ti ke punë me njerëz të thjeshtë dhe të drejtpërdrejt, që e përdorin ushtrinë për qëllime të fushatës së tyre politike dhe e trëmbin Kosovën thjesht për interes personal.

Dije sa rrezik është puna, kur e dëgjon kah flet Trumpi Junior për Kosovën.

Kur djali i Presidentit amerikan kërkon që ushtarët amerikanë të largohen nga Kosova, është njësoj si me dhënë mendime superiore Endriti (më fal djalosh që po ta përmendi emrin) dhe për shembull me kërku m’i ja respektu Kosova babën e mos me ja kthy fjalën, se përndryshe vjen na ‘rreh’ me 650 shokë ose nëse nuk i gjen gjithë ata shokë, me na kërcënu se do ta braktis Kosovën.