Komuna e Gostivarit ndëmerr masa për parandalim të përhapjes së koronavirusit (Foto)

Shpërndaje

Komuna e Gostivarit, në vijim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit edhe mbrëmë ka bërë larjen e rrugëve në qytet.

“Larja ka filluar rreth orës 21:00, ndërsa në rrugët e qytetit ndodhen punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale ‘Komunalec’ dhe ato të Njësitit Territorial Kundër Zjarreve – Gostivar, të cilët të ndarë në grupe do të lajnë rrugët deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Në qytet ndodhen 15 punonjës të ndërmarrjes komunale dhe të zjarrfikësve të ndarë në katër grupe me katër automjete speciale për larjen e rrugëve2, njofton përmes një postimi në Fejsbuk kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari.

Komuna e Gostivarit po forcon masat për parandalimin përhapjes së koronavirusit që në nivel botëror po merr përmasa shqetësuese, ndërsa nga kjo pandemi është prekur edhe vendi ynë.

Prej mbrëmë ndërmarrjet publike komunale kanë filluar me larjen intensive të rrugëve kryesore të qytetit dhe dezinfektimin e kontejnerëve për mbeturina, ndërsa ky aksion do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe në ditët në vijim.

Pastrimi dhe dezinfektimi do të bëhet kryesisht në orët e mbrëmjes, respektivisht prej në ora 21:00, kur lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve është me intensitet më të ulët.

Komuna e Gostivarit apelon deri tek qytetarët që tu përmbahen me përpikëri rekomandimeve të Organizatës Botërore Shëndetësore si dhe Ministrisë së Shëndetësisë së RMV-së.