Konfirmohet: 82-vjeçari nga Dumnica e Podujevës vdes nga koronavirusi në Infektivë

Shpërndaje

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se ka ndërruar jetë viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë.

Viktima është 82-vjeç nga Dumnica e Podujevës.

Njoftimi i plotë:

Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00.

Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19.

Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2.

Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK).

Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive.

Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim. /Lajmi.net/