Koronavirusi në Shqipëri, Rama: Ndërpritet qarkullimi ndërurban në disa qytete

Shpërndaje

Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi përmes Facebookut për masat më të fundit të ndërmarra nga qeveria për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas Ramës, do të bllokohet qarkullimi i mjeteve private dhe publike drejt dhe nga disa qytete, me përjashtim të ambulancave dhe mjeteve që transportojnë mallra.

Nga e premtja në 06:00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe atyre të transportit ndërurban drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit.

Nga e premtja në 06:00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private në Tiranë dhe Durrës.

Nga e premtja në 06:00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe urbanëve në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnjë, Fier dhe Vlorë.

Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra.

Postimi i plotë i Edi Ramës në Facebook: