Koronavirusi tremb Fevziun, moderatori shfaqet i maskuar (Video)

Shpërndaje

Moderatori i njohur shqiptar Blendi Fevizu ka marrë masat për parandalimin e infektimit me koronavirus, pas dy rasteve të konfirmuara në Shqipëri.

Ai ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, ku edhe shfaqet me një maskë në fytyrë teksa futet në makinën e tij tip “Audi A8”.

Blendi gjithashtu ka postuar edhe një video duke ecur pranë ambienteve të televizionit “Klan” gjithmonë me maskën e vënë.

Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill.

Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale dhe clube, si dhe kontaktin fizik me të moshuarit.

Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopështet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.