Koronavirusi – Trump shpall emergjencën kombëtare dhe ndan 50 miliardë euro

Shpërndaje

Presidenti Donald Trump ka shpallur emergjencën kombëtare, për shkak të pandemisë së koronavirusit.Ai ka deklaruar se do të jepen 50 miliardë dollarë, për të përballuar situatën. Kufizimet sipas tij, do të jenë të ashpra, për të shmangur vatrën e koronavirusit.

Po kështu, Trump ka urdhëruar të gjithë qendrat spitalore në vend, të aktivizojnë planet e emergjencës.

Masat e forta për të frenuar përhapjen e koronavirusit në SHBA, janë përpjekja më agresive dhe e gjithanshme për t’u përballur me një virus të huaj në historinë moderne.Gjatë një konference për shtyp, Trump tha se brenda një kohe të shkurtër do të kryhen shumë teste për koronavirusin, për të kuptuar përhapjen e saj dhe të frenojnë përhapjen e këtij virusi.