Kosovë/ Grupi i të rinjve krijon platformën për të luftuar Koronavirusin

Shpërndaje

Paraqitja e virusit COVID-19 në Kosovë ka bërë që shumë familje të karantohen. Ndërsa është goditur edhe sektori privat, i cili në masë prej 80 për qind është paralizuar dhe nuk është duke funksionuar.

Por disa të rinj kanë gjetur një formë për të ndihmuar familjet me gjendje të rëndë socio-ekononmike.

Ata kanë krijuar një platformë online me anë të së cilës do të identifikojnë dhe listojnë familje me status të varfërisë së skajshme, të cilat kanë nevojën për ndihma elementare si ushqim dhe barna.

Platforma e re kërkondihmë,com tani e tutje është një mjet shtesë për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit.

Ky është njoftimi i plotë përkitazi me këtë platformë:

Kerkondihme.com është platformë me qëllime humanitare, përmes së cilës përpiqemi të identifikojmë dhe listojmë familje me status të varfërisë së skajshme, të cilat ia kanë nevojën për ndihma elementare si ushqim dhe barna.

Përmes listimeve të ju japim ide njerëzve se ku mund ti adresojnë ndihmat e tyre në këtë kohë derisa pandemia COVID-19 ka izoluar njerëzit dhe ka reduktuar të ardhurat e tyre.

Kerkondihme.com pos informacioneve bazë se si të mbrohemi nga COVID-19, ndahet në dy pjesë kryesore, ku ju ofron qasje donatorëve dhe njerëzve në nevojë, duke i bërë këto dy kategori sa më të qasshme ndaj njëra tjetrës në këtë kohë pandemie.

Për shkak të kushteve të tanishme nuk është e mundur verifikimi i kushteve të familjeve, por e rekomandojmë që të gjithë bamirësit të vihen në kontakt direkt me familjet të cilave deshirojnë tu ndihmojnë dhe të kuptojnë më shumë.

Kerkondihme.com nuk pranon fonde apo donacione, ne nuk mbledhim dhe shpërndajme para apo gjëra ushqimore në emër të platformës. Ne vetëm jemi urë lidhëse midis donatorëve dhe nevojtarëve, ku nevojtarët mund të bëjnë apel për regjistrim tek KËRKO NDIHMË, ku pas aprovimit ata do të shfaqen tek faqja NDIHMO tek e cila donatorët mund ti gjejnë, kontaktojnë dhe ndihmojnë familjet paraprake.

Familjet të cilat gjenden në portalin Kerkondihme.com, paraprakisht do kontaktohen permes telefonit dhe verifikohen kushtet dhe gjendja e tyre.”

Platforma eshte zhvilluar nga dy softëare developer te Gjilanit. Per arsye qe roli yne i vetem eshte ne nderlidhjen e donatoreve me nevojtaret, dhe donatoret kontribuojne pa ndermjetesues drejteperdrejte tek nevojtaret, dy personat deshirojne te mbesin anonim.