“Kreditë shtyhen deri në 31 maj, por vetëm ata që janë prekur nga COVID-19”

Shpërndaje

Kryministri Rama së bashku me guvernatorin e Bankës së Shqiperisë Genti Sejko, kanë miratuar një urdhër qe i detyron të gjitha bankat e nivelit të dytë, të shtyjnë me tre muaj pagesën e kredive për të gjithë ata kredimarrës që janë prekur nga COVID- 19.

Urdhëri është bërë publik në rrjetet sociale nga vete shefi i qeverise.

Ne bazë të dokumentit, të gjithë ata që kanë marrë kredi por nuk kanë mundësi pagese, deri në 31 maj 2020 nuk do të kenë penalitete nga bankat e nivelit të dytë.

Por që të zbatohet ky urdhër, cdo kredimarrës duhet të drejtohet në sportele për të arritur një dakordësi me bankën.