Kryeministri Kurti, gjatë video Konferencës së Ballkanit Perëndimor, kërkoi liberalizimin e vizave

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë Video Konferencës së Ballkanit Perëndimor mbajtur sot, kërkoi liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

Ai deklaroi: pasi të mbarojë pandemia, qytetarët e BE-së do të lëvizin lirshëm, por qytetarët tanë do të qëndrojnë të izoluar. Kjo duhet të ndryshojë.