Kryeministri teknik Spasovski: BE vendosi të hap bisedimet me Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, në konferencë për shtyp ka njoftuar se sot Brukseli ka vendosur që të hap bisedimet me Maqedoninë e Veriut.

“Këshilli për punë të përgjithshme u pajtua se vendi jonë sa më shpejtë duhet të hap bisedimet me BE-në. Erdhi konfirmimi për reformat e realizuara nga ana jonë”, tha Spasovski.

Ai tha se vendimi i sotëm është rezultat i vendimeve të rënda të qeverisë, si zgjidhjen e marrëveshjes me Greqinë dhe Bullgarinë.

“Pa këto marrëveshje nuk do të ishte i mundshëm ky sukses. Ky sukses është përfundim i 15 viteve pritje për fillimin e bisedimeve. Sot duhet të jemi krenar se kjo pengesë u tejkalua. Kemi arritur në pikë ku shihet se perspektiva jonë është në BE. Është pika ku nuk ka kthim më” tha Spasovski.

Ai tha se ky vendim është dashur të miratohet më herët.