KSHZ-ja kërkon rishikim e datës së zgjedhjeve

Shpërndaje

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) përpara Këshillit të Sigurimit që është thirrur nga Presidenti Stevo Pendarovski për përhapjen e koronavirusit, kërkoi rishqyrtimin e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 12 Prill.

Anëtarët e KSHZ-së në seancën e sotme theksuan se kjo nuk ka të bëjë vetëm me ditën e zgjedhjeve, por se shumë njerëz janë të përfshirë në këtë proces dhe rreziku i kontaminimit është më i lartë.