‘#KUJDESEMI’, BDl-ja nuk respekton masat e qeverisë, vazhdon tubimet partiake (Foto)

Shpërndaje

Edhe pse Qeveria ka ndaluar çdo tubim publik në terren, kjo nuk e ka penguar zv ministrin e BDl-së, Agim Nuhiu të vijoj fushatën, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë ka hapur shtabin e saj në Tearcë, dhe nuk ka përfill ndalimin e tubimeve dhe takimet publike me qytetarët.

Shtabi i partisë së BDl-së në Tearcë duket se është e mbushur me aktivistë dhe anëtarë të partisë, përfshirë zv.ministrin e Brendshëm Agim Nuhiu, i cili, sipas partisë, u ka dhënë udhëzime aktivistëve për aksionin skandaloz të partisë #KUJDESEMI.

Siç duket BDl-ja bie në kundërshtim me aksionin e saj me slloganin #KUJDESEMI, pasi masat e mara nga qeveria nuk lejojnë tubime partiake, tubime të shumta me qytetarë.

Edhe pse Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce çdo ditë apelon tek qytetarët që të respektojnë masat, ministrat e BDl-së dhe e gjithë dega e e Tearcës nuk duan të degjojnë për masat që ka vendosur qeveria./ALBAZONE MEDIA/

Ja postimi i partisë: