Kurti emëroi zëvendësministrat e rinj

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar tetë ministra të rinj, transmeton Klan Kosova.

Ministrat e rinj që janë emëruar janë , Bashrim Shabani, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Inci Halac-Bylykbash, zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Erxhan Galush, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Enis Kervan, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hamza Balje, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Sreten Trajković, zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë, Jasmina Jovanović, zëvendësministre në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, dhe Milan Radojević, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike.

Kurti, zëvendësministrave të rinj u ka uruar suksese dhe punë të mbarë në angazhimin e tyre.