Kurti falënderon policinë për guximin dhe dijen e treguar në menaxhimin e situatës

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizatoi Qendrën Operative të Policisë së Kosovës, ku u prit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Kurti u njoftua nga eprorët e lartë të Policisë së Kosovës për angazhimet që janë duke i bërë sa i përket gjendjes së përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe për funksionet që ka qendra operative e Policisë, në monitorimin dhe mbulimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës.

Më ketë rast, Kryeministri falënderoi të gjithë zyrtarët policorë, që në këtë situatë pandemike të koronavirusit (COVID-19) që ka përfshirë vendin tonë, janë duke treguar guxim dhe dije në menaxhimin e situatës dhe njëkohësisht duke u kujdesur edhe për sigurinë e qytetarëve të Kosovës.

Kurti theksoi se duke parë situatën në teren, Qeveria e Kosovës është dashur të merr vendime për t’iu përgjigjur situatës dhe natyrisht që Qeveria po bën përpjekje maksimale që të menaxhojë sa më mirë këtë situatë për t’u dalur në ndihmë qytetarëve të vendit”.

Më pas ai vizitoi edhe Qendrën Kombëtare për Menaxhim të Kufirit dhe Qendrën Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, që është hapur sot pas aktivizimit të Planit të Reagimit Kombëtar.

Me këtë rast i pari i Qeverisë vlerësoi angazhimet e U.D së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe të stafit të MPBAP-së për punën që po bëjnë për tu përballur me këtë situatë.