Kurti: Ka pasur tentim për puç ndaj Qeverisë

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka replikuar me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i cili i tha Kurtit se “ke humbur arsyen në luftën me presidentin”.

Lidhur me këtë Kurti i është drejtuar Gashit duke i thënë se nuk ka nevojë për fyerje.

Ai ka ritheksuar edhe një herë se është mirë që në Kosovë nuk është shpallë gjendja e jashtëzakonshme, duke thënë se javën e kaluar ka pas tentim puç ndaj Qeverisë.

“Për mu më e rëndësishme është që nuk është shpallë gjendja e jashtëzakonshme sesa a mi hekni kompetencat mu. Ka pas tentim puçi ndaj qeverisë javën e kaluar dhe kanë me dalë transkriptat e Këshillit të Sigurisë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se sa të ketë popull gjallë ka rezistencë ndaj të këqijave.