Kurti: Nëse e heq tarifën, Thaçi e Vuçiqi e nënshkruajnë marrëveshjen menjëherë

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti thotë se nëse tarifa ndaj produkteve serbe hiqet, atëherë nuk rinis dialogu. Sipas Kryeministrit Kurtit, tarifa po kërkohet të hiqet, ashtu që të nënshkruhet marrëveshja, që sipas tij, tashmë është arritur mes Presidentit Hashim Thaci e homologut të tij serb, Aleksander Vuciq.

Kurti edhe në seancën e sotme të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se nuk është lëkundur nga qëndrimi i tij për zëvendësimin e tarifës ndaj produkteve serbe me reciprocitet ndaj Serbisë.

Ai thotë se me heqje të tarifës, do të bëhet me mbyllje të dialogut me marrëveshje, sipas tij, sekrete mes Thacit e Vuciqit.

“Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës e për nisje të dialogut. Kjo është gënjeshtër. Bëhet fjalë për heqje të tarifës dhe mbyllje të dialogut me marrëveshje të gatshme”, ka thënë Kurti.