Kurti nuk shkon në fushatë më veturë zyrtare (Foto)

Shpërndaje

Sonte, dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë po mban tubim zgjedhor me të rinjtë e kësaj komune.Zgjedhjet në Podujevë do të mbahen më 15 mars, ndërsa kandidat i LVV-së për kryetar të kësaj Komune është Shpejtim Bulliqi.Në këtë takim me të rinjtë llapjanë po merr pjesë edhe kryetari i LVV-së dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë ngjarje elektorale, Kurti nuk ka ardhur me veturë zyrtare.Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës do të mbahen më 15 mars.Në garë janë edhe kandidatët e LDK-së, Nexhmi Rudari dhe ai i PDK-së, Naim Fetahu.Zgjedhjet mbahen pasi që ish-kryetari Agim Veliu u emërua në postin e ministrit të Punëve të Brendshme.