Kurti publikon letrën që ua ka dërguar Trumpit dhe Pompeos (Dokument)

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë publike letrat që i ka dërguar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

Kurti ka publikuar letrat në rrjetin social Twitter.

“Sot i kam shkruar një letër Presidentit të SHBA-së, Ekselencën e tij Z. Donald J. Trump dhe Sekretarit të Shtetit, Ekselencën së tij Z. Mike Pompeo, në përkushtimin e tyre ndaj qeverisë së re në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Në letrën e Kurtit drejtuar Trumpit dhe Pompeos, tregohet edhe për planin e tij për heqjen e tarifës 100% për produktete Serbe dhe Bosnje e Hercegovinës, më 15 mars, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ne e pranojmë që për dy vitet e fundit ka pasur keqkoordinim midis përfaqësuesve të Kosovës në lidhje me rolin, interesat dhe qëllimet e Kosovës në dialog me Serbinë, si dhe mungesë të qartësisë se kush flet për Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe në tryezën e bisedimeve”.

“Kjo do të përfundojë nën qeverinë time. Qeveria ime dhe unë si Kryeministri i saj kemi mandatin, vullnetin politik, si dhe detyrën kushtetuese për të marrë përsipër përgjegjësi të plotë dhe ekskluzive për udhëheqjen e këtij procesi dhe përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik”, shtoi ai.