Kurti: Veliu përhapi panik, “Qeveritë e shakaxhinjëve kanë marrë fund”

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar në konferencë për medie arsyet pse është shkarkuar Agim Veliu nga posti i ministrit të Brendshëm. Kurti thotë se Veliu tradhëtoi Policinë e Kosovës dhe qytetarët duke përhapur panik me deklarata. Ai shtoi se prej që ka filluar përhapja e epidemisë, Veliu ka mbajtur vetëm një mbledhje.

‘’Nuk i kam parë mbrëmë deklarimet por sot në mëngjes. Më i rëndësishmi ishte ai i Agim Veliut i cili në mesnatë, në një televizion ka përhapur panik duke thënë se numri i të infektuarve po përhapet nga ora në orë. Këta 19 të infektuarit nuk ishin për 19 orë. Ndoshta 19 ditë por jo orë, ai ka përhapur panik tek qytetarët. Duke e ditur se është në pozitë ekzekutive ai ka ndikim. Përveq që gënjeu drejtpërsërdrejti në televizion. Në pyetjen shumë të qartë të gazetarit a jeni për shpalljen e gjendjes së jashtëzaonshme, ish-ministri tha ‘po sigurisht’. Unë nuk kisha zgjedhje tjetër sot përvec se ta liroj nga detyra ish-ministrin Veliu. Unë e kam lajmëruar LDK’në sot dhe i kam kërkuar një emër tjetër për ministrin e punëve të brendshme dhe administratës publike’’ tha Kurti.

‘’Kam kërkuar një emër tjetër pas tradhëtisë të dyfishtë që bëri ndaj nesh dhe policisë. Pasi të jesh ministëri i brendshëm dhe të kërkosh nme kokë në vete shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Në polici vazhdon orari 8 orësh nuk kemi kaluar në orar 12 orësh. Policia nuk është në gjendje të jashtëzakonshme, as nuk pritet të jetë. Pse kur policia nuk është në gjednje të jashtëzakonshme të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Është tradhëti ndaj policisë dhe detyrave të tyre që po i kryejnë me përpikëmri. Nuk po përdorim të gjitha kapacitet që i ka policia. Gjatë tërë kohës sa është pandemia, Veliu ka mbajtur vetëm një mbledhje. Tradhëtia e tij e dyfishtë është dashur të dënohet’’