Kuvendi autorizon Albin Kurtin të udhëheqë bisedimet me Serbinë

Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës autorizoi Qeverinë e Albin Kurtin që të udhëheqë bisedimet me Serbinë.

Kjo u bë me 57 vota pro e me 5 abstenime, shkruan gazeta inFokus.

Në vazhdimin e seancës për miratimin e Leximit të Dytë të buxhetit për vitin 2020, me propozim të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit, u fut edhe Rezoluta lidhur me bisedimet me Serbinë.

Me rezolutën e miratuar, Kuvendi e autorizon Qeverinë e Kosovës për të udhëheq bisedimet me Serbinë dhe të kërkohet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë me garantimin e tërësisë territoriale të Kosovës.