LAJM I FUNDIT: Ishte shpallur në kërkim nga familjarët, gjendet i pajetë 29-vjeçari

Shpërndaje

Një 29-vjeçar i cili rezultonte i shpallur në kërkim pas humbjes së kontakteve me familjarët e tij është gjetur mesditën e sotme i mbytur në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë.sipas Policisë, i riu me inicialet G.L., vuante nga shendeti mendor dhe ishte shpallur në kërkim nga Komisaritati i Policisë Vorë, pas kallzimit të bërë nga familjarët.Mësohet se nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhu*në.

Informacion paraprak:Më datë 07.03.2020, rreth orës 12:45, në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë, është gjetur i mbytur shtetasi G.L.,29 vjeç, i cili vuante nga shendeti mendor dhe ishte shpallur në kërkim nga Komisaritati i Policisë Vorë, pas kallzimit të bërë nga familjarët.Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhu*ne.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.