Lajmet e rre.me për koronavirus, AGK: Mediat të raportojnë me përgjegjësi

Shpërndaje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bashkohet thirrjes së Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) që mediat të raportojnë me përgjegjësi dhe të shmangin krijimin e panikut të pajustifikuar në publik kur raportojnë për virusin Corona (COVID-19).

Është përgjegjësi e gazetarëve dhe mediave të respektojnë rregullat etike në punën e tyre dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e lajmeve të rre*me dhe panikut në publik.

Ata kanë përgjegjësi t’i japin fjalën ekspertëve, të kualifikuar për të komentuar çështje të tilla të ndjeshme, thuhet në reagim.

AGK kërkon nga mediat të shmangin fjalorin që shkakton frikë te qytetarët dhe mund të krijojë panik të pajustifikuar në publik.

Për më tepër, gazetarët gjithashtu duhet të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj privatësisë së personave të prekur. Për këtë qëllim, ne u bëjmë thirrje autoriteteve publike dhe institucioneve mjekësore që të sigurojnë informata me kohë dhe transparente në mënyrë që gazetarët dhe publiku të kenë qasje në të gjitha informacionet përkatëse.

EFJ thekson se gazetarët kanë detyrim të publikojnë të dhëna të sakta nga burime zyrtare siç janë ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të respektojnë Kodin e Etikës./Top Channel