LAJMI I FUNDIT: Shënohet viktima e parë nga korovnairusi në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, në pres konferencë ka thënë se në 24 orët e kaluar janë regjistruar 29 raste në vendin tonë. Për fat të keq një paciente nga Kumanova ka humbur jetën. Së bashku me atë ka qenë i hospitalizuar edhe djali i saj, 33 vjeçar. Ai është në Klinikën infektive, raporton SHENJA.

“Me këtë numri deri sot në orën 12.00 është 114. Në Klinikën infektive janë 24 pacientë. 7 pacientë janë në trajtim me oksigjen, 11 janë në gjendje stabile. Nesër pas skadimit të 14 ditëve te 6 pacientë do të bëhen teste. Pesë janë në gjendje stabile, ndërsa njëra është në gjendje të pandryshuar. Për fat të keq e kemi rastin e parë vdekje në Kumanvoë. Bëhet fjalë për grua e moshës 57 vjeçare. Në lidhje me këtë duhet të them se me kohë janë bërë teste dhe kanë treguar rezultat negativ.”, ka thënë Filipçe.

Ajo është trajtuar në izolim. Javën e kaluar ka qenë në izolim.