LDK do të ndahet…

Shpërndaje

Shkruan: Nezir Kraki

Mos harroni!

LDK ia ka dhuru Kosoves Hashim Thaçin president.

Hashim Thaçi ka dy vite që tenton t’ia dhurojë Serbisë veriun e Kosovës.

Dhe sikur te mos mjaftonte kjo, e njejta LDK mbreme, ne krizen me te madhe shendetsore prej nje shekulli, eshte mundu t’ia dorezoje 100% te kompetencave politike dhe juridike te Kosoves te njejtit Hashim.

Mos harroni pra që institucionalistja LDK mbreme ka propozu kufizimin brutal te lirive dhe te drejtave kushtetuese te qytetareve te Kosoves veç per krijimin e nje terreni te favorshem per faktorizimin dhe shpetimin politik te Hashim Thaqit. Sepse Hashim Thaqi nuk jeton politikisht pa kriza dhe pa mjegull.

Tash, pa asnje anim apo militantizem, a ka person normal dhe minimalisht te ndershem që mund ta konsiderojë sjelljen politike te LDK-se si korrekte dhe ne interes te Kosoves?

Kur them LDK nuk e mendoj bazen as votuesit e saj te cilet dega e PDK-se aty brenda i mashtroi ne zgjedhje me foton e Vjosa Osmanit. Po flas per kapadaitë qe kane 20 vite qe hane e pine me dhunuesit e Kosoves duke e mbajt foton e Rugoves sa per facebook.

Sidoqofte, kriza e virusit do kryhet shpejt dhe prape populli do thirret ne votime.

Nderkohe, LDK do të ndahet dhe bandat s’do kene shpetim, as nga Thaçi as nga Grenelli.

Pra, mos harroni se harrimi na kushtoi 20 vite.