Lëvizja BESA: Mjetet për luks të Kulturës të transferohen në shëndetësi

Shpërndaje

Lëvizja BESA do vazhdojë të jetë konstruktive edhe në këto momente të vështira dhe e ka vendosur të gjithë kapacitetin e saj në dispozicion me propozime dhe veprime konkrete duke dhënë kontributin e vetë në përmirësimin e gjendjes kolektive në luftën kundër COVID-19. Kështu ka thënë zëdhënësi i BESËS, Elmedin Memishi, ndërsa ka propozuar që buxheti i dedikuar për Kulturën, si për shembull mjetet e dedikuara për festivale të ndryshme, financimin e filmave dhe projekteve që në kohë krize paraqesin luks, të riorientohen në buxhetin e shëndetësisë dhe me këtë do të plotësohet hapësira në mungesën e mjeteve financiare të nevojshme për menaxhim më efikas të pandemisë.