Lufta kundër koronavirusit, BE do t’i ndajë 69 milionë euro Maqedonisë së Veriut

Shpërndaje

Maqedonia e Veriut do të marrë 69 milionë euro nga Bashkimi Evropian për menaxhimin e situatës me koronavirusin, njoftoi ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.

“Prej këtyre parave, tre milionë euro janë mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore, 50 janë për rimëkëmbjen ekonomike, katër janë për nevojat mjekësore në luftën me coronavirusin, 12 për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha ministri Dimitrov në televizionin Telma.

Ai vlerësoi se ky është gjithashtu një mesazh i rëndësishëm në kuptimin e solidaritetit evropian nga BE-ja e cila gjithashtu sot dha rekomandim për nisjen e bisedimeve. Dimitrov tha se pret që këtë vit të fillojnë bisedimet paraaderuese.