Maqedoni, 12 raste të reja me COVID19, shkon në 148 numri i të prekurve

Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se sot deri në orën 12:00 janë regjistruar 12 raste të reja me coronavirus.

Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 shkon në 148 persona.

Sipas qyteteve, deri tani me Covid-19 janë regjistruar:

– Shkup (88)
– Dibër (40) – prej të cilëve një ka ndërruar jetë
– Kumanova (8) – prej të cilëve një ka ndërruar jetë
– Shtip (7)
– Kavadar (2)
– Ohër (2)
– Gostivar (1).