Mbreti i Spanjës e nënshkroi Protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO

Shpërndaje

Mbreti i Spanjës Felipe i Gjashtë e ka nënshkruar instrumentin ratifikues. Në 72 orët e ardhshme do të dorëzohet në Departamentin e Shtetit në Uashington, njoftoi në profilin zyrtar në Tuiter, misioni i Spanjës në NATO.

“Këtë mëngjes Senati me e-votimin masiv (259 nga 264 senatorë) e ratifikuan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Menjëherë pas kësaj, Mbreti Felipe e nënshkroi të njëjtën. Në 72 orët e ardhshme instrumenti ratifikues do të dorëzohet në Departamentin e Shtetit”, njoftoi në llogarinë e saj zyrtare në Tuiter, misioni i Spanjës në NATO.

Presidenti Stevo Pendarovski, duke folur sonte në emisionin “Top tema” në TV Tellma, ka thënë se emocionalisht e ka ndjerë atë që për herë të parë ka parë Parlament të zbrazët i cili punon dhe atë për një një pikë të rendit të ditës.

“Në 75 vjetorin e Holokaustit në Jerusalem jam parë me mbretin spanjoll. Siç premtoi, ashtu bëri. Mbreti spanjoll e nënshkroi dekretin, tha Pendarovski.

Protokolli, shpjegoi Pendarovski, dorëzohet në Departamentin e Shtetit, ku ruhen të gjitha protokollet inkuadruese.

“Edhe ne tonën, që parakohe e ratifikuam do ta dërgojmë në Departamentin e Shtetit, pasi që shteti anëtar i fundit i Aleancës, Spanja do ta dorëzojë. Në atë moment pasi ta dorëzojmë, ne bëhemi formalisht shtet anëtar i NATO-s”, tha Pendarovski.