Mehazi: Sinqeriteti politik i Bilall Kasamit

Shpërndaje

Shkruan: Sulejman Mehazi

Sinqeriteti politik i Bilall Kasamit

Miku im që për shkak modestisë s’do t’ia përmendi emrin, gjatë një bisede shprehu do mendime shumë të qëlluara në lidhje me koalicionimin e Besës me LSDM-në. Miku im i dashur që ka sens, por kurrë nuk merret me politike tha:
Prej gjithë partive, Besa, doli më e sinqertë ndaj popullatës e votuesve shqiptarë, Bilall Kasami duke koalicionuar me LSDM-në, sinqerisht e hapur ju thotë votuesve se ne direkt e hapur do koalicionojmë me LSDM-në, Bilalli nuk do ta gënjejë popullatën me patriotizëm të trilluar e të rrejshëm, sikurse partitë tjera që para zgjedhjeve manipulojnë popullatën shqiptare me patriotizëm e shqiptarizëm, e pas zgjedhjeve secila parti shqiptare do harrojnë patriotizmin duke u lëpyer e vrapuar pas Besës e LSDM-në për të hyrë në qeveri. Kasami bashkëpunon hapur e pa ekuivoke me LSDM-ne, kurse BDI-ja, ASH-ja, ALTERNATIVA pas zgjedhjeve tinëzisht e vullnetarisht për të hyre në qeveri do vrapojnë si maca pas mishit për të koalicionuar me LSDM-në.