Mesazhi i Erdoganit drejtuar popullit për koronavirusin

Shpërndaje

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) publikoi një mesazh zanor në kuadër të masave për luftën kundër koronavirusit (Kovid-19).

“Jemi duke punuar natë e ditë për të mbajtur në nivelin më të ulur ndikimin e virusit ngjitës”, tha Erdoan dhe duke rikujtuar se Kovid-19 ndikon më shumë të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, ai shtoi: “Duhet treguar kujdes që obligimet tona fetare ti kryejmë në shtëpi, me sa kemi mundësi të presim sa më pak vizitorë dhe të kalojmë kohën në shtëpitë tona”.

Ai nënvizoi se Turqia po bën një luftë të pamëshirshme ndaj koronavirusit.